Home KRYESORE Berisha në Vl...

Berisha në Vlorë trondit Bashën në Tiranë!

1265
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë në Vlorë deklarata të forta ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Berisha pranon se ka përgjegjësi individuale që nuk ndërmori nismën që në 2017 për të larguar Bashën nga kryetar të PD. Ai thotë se në atë vit pas humbjes së zgjedhjeve i kërkoi dorëheqjen.

Më tej Berisha thekson se Basha vijoi të vrasë bashkëpunëtorët pasi nuk i pëlqenin dhe e çoi PD nga humbja në humbje.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se Bashës nuk i ka munguar mbështetja nga partia Demokratike, pasi të gjithë u vendosën në funksion të tij, por ai e ktheu mbështetjen e demokratëve në faktor kryesor të disfata të përsërituara.

Sipas Berishës, Basha menjëherë pas humbjes së zgjdhjeve në vend që të merej me këto, të denonconte patronazhistët, përdorimin e shtetit, përdorimn e krimit, blerjen e votës, ky u mor me karrigen e tij pasi kishte frikë dhe e din vet ai se nga kush. Kjo e dyta është tradhëti ndaj jush ndaj 610 mijë zgjedhësve që votuan për PD.

Me tej Berisha shtoi se “Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu që ky njeri do na çonte në fitore, por përkundrazi kjo u kthye në faktor kryesor të disfata të përsërituara tona, pasi synonte me çdo kusht të krijonte liderin, por sbëhesh dot kurrë lider nëse nuk je në zemrat dhe mendjet e simpatizantëve. Dhe ku përfunduam të dashur miq, në 25 prill vetëm 19 % e zgjedhësve kishin votuar për ish-kryetarin e partisë Lulzim Basha. Në vend të dorëheqjes ai mendoi për veten e tij dhe doli e tha se ishte një masakër zgjedhore. Humbja ishte e tmerrshme. Rama vodhi vota dyfishin e 2017, por unë i sugjerova se këto janë kushtet. U përdorën 120 mln euro në zonat e tërmetit, iu dhanë bashkive 63 milionë, u shkel çdo rregull për një fushatë elektorale. Unë i tregova eksperiencën e 2001 sesi na vodhën votat por ne rrëzuam raportin përfundimtar, ku thuhej se parlamenti shqiptar nuk përfaqësonte vullnetin e shqiptarëve, por Basha nuk donte të dëgjonte. Ai donte të fitonte në opozitë duke shërbyer Ramës”- tha ish-kryeministri.

Ky në vend që të merej me këto, të denonconte patronazhistët, përdorimin e shtetit, përdorimn e krimit, blerjen e votës, ky u mor me karrigen e tij pasi kishte frikë dhe e din vet ai se nga kush. Kjo e dyta është tradhëti ndaj jush ndaj 610 mijë zgjedhësve që votuan për PD.

Ky nuk u bë lider pasi ia humbi konturet partisë. Kjo është parti e të drejtave të njeriut. Kujdo që ti shkelen të drejtat, partia qëndron në të drejtat e qytetarit. Partia i denoncon në të gjitha instancat evropiane dhe më tej.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se ndihet më i frymëzuar se kurrë duke theksuar se PD do të rikthehet më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë. “I frymëzuar, ndihem më i frymëzuar se kurrë. PD do të rikthehet më e bashkuar, më e fortë, më e hapur se kurrë. Më demokratike gjithashtu”, deklaroi Berisha.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit