Home KRYESORE Berisha: Opoz...

Berisha: Opozita në Turqi po vjen në pushtet. Po në Tiranë?

381
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke komentuar zgjedhjet në Turqi, shkruan se populli turk po ndryshon, duke i dhënë fitoren opozitës.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Presidenti Erdogan ka pranuar humbjen dhe vlerëson fitoren e opozitës si pikë kthese në historinë e Turqisë. Qëndrime autoritare, afinitet i tepruar me Rusinë, braktisja e trashëgimisë kemaliste dhe ndërhyrjet e tij dhe shtetit në çështjet e fesë, u ndëshkuan nga zgjedhësit turq në këto zgjedhje.

Shtoj këtu gjithashtu se humbja në Stamboll dhe Bursë, qytete me prezencë të fuqishme shqiptare, dëshmon se Erdogan pagoi gjithashtu mbështetjen obskure dhe aprincipiale personale që ai i ka dhëne këto vite Edi Ramës, këtij armiku të vërtetë të kombit shqiptar, i cili me narkoshtetin që ndërtoi, largoi nga Shqipëria 1/3 e shqiptarëve.

Me këtë rast Partia Demokratike uron përzemërsisht fitoren e opozitës turke në këto zgjedhje dhe mbetet e hapur të bashkëpunoj me udhëheqjen opozitare në interesin më të mirë për një të ardhme në paqe e demokraci të dy popujve dhe dy vendeve tona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit