Berisha për dosjen nga SPAK: Rama, padrino i Ndokës dhe Rrajave. Bamin e çoi në takim me McGonigal

Sali Berisha referuar operacionit të fundit të SPAK, ku hidhet dritë mbi lidhjet e krimit me politikën, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ishte ai që përfshiu në listat e kandidatëve për deputetë emrat që dalin nga transkriptet e SKY dhe Encrochat.

”A nuk është Edi Rama që e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat? Arben Ndoka, një përdhunues i shpifur, pasi u përzu nga administrata kur u gjetën dokumentet, gjeti strehë tek Rilindja e krimit.

U bë deputet i Ramës dhe pasi u nxor nga parlamenti mbi bazë dokumentash, Rama e emëroi kryemafiozin e Lezhës drejtues politik të partisë së krimit në Lezhë. U lakua emri i Eduard Ndrecës, deputetit famëzi që zotëronte plantacionet më të mëdha të kanabisit dhe mbante edhe shtëpi bari, shtëpi kanabisi.

Mbrëmë Rrahman dhe Xhelal ishin personazhe të zeza në studiot televizive, por padronit të tyre Edi Rama nuk i lakohej ndonjëherë emri. Po kush e zgjodhi dy herë në lista Rrahman Rrajën, kryemafiozin e Shqipërisë së Mesme? A e zgjodhi Edi Rama?”, tha Berisha.

SHKARKO APP