Home Editorial Apo përgatit ...

Apo përgatit Berisha vajzën e tij për kryetare të PD?

2148
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video)

Argita Berisha (Malltezi) është vajza e ish-kryeministrit Berisha. Ajo është juriste, bile nga juristet profesioniste në Shqipëri, por deri tani ka ruajtur staturën e një njeriu jo politik, pasi ka qëndruar në skalionin e frontit  të parë, i shoqi, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në arrest shtëpiak.

Por me zhvillimet e fundit politike duket se Argita Malltezi, po del në skenën politike. Ajo sot shkoi në Kuvendin e PD dhe foli.

Natyrisht që është Brisha ZOTI në shtëpinë e PD, porse duket përtej fjalimit të Argita Malltezit se ish-kryeministri Berisha po planifikon kalimin e stafetës nga duart e tij te vajza.

Nuk është rasti i vetëm ky nëse ndodh, pasi kemi plot në botë që familje të njohura dhe të mëdha kanë trasheguar stafetën njeri pas tjetrit në politikë.

Gjatë fjalës para delegatëve, Argita Malltezi tha se vendi rrezikon që të bjerë në diktaturë, ndërsa shtroi disa herë pyetjen se çfarë ndodhi që gabuan dhe janë në këtë gjendje.

“Jam mirënjohëse që jam këtu sot, jo vetëm si demokrate, por edhe nënë e 4 fëmijëve dhe si përfaqësuese e shtresës së mesme. Diku ne gabuam. Secili prej nesh rendi drejt ekonomisë, por ne rrezikojmë që të biem në diktatorë të ngjashme me diktaturën e dikurshme. Kjo nuk quhet zgjedhje, por nënshtrim.

Në vitet ’90 kam marrë pjesë në ngjarjet aktive të dhjetorit. Për shkak të moshës, dhe pa pretendim ekonomik. Ajo që më bënte që të qëndroja ishte e drejta e fjalës, e shkollës, e besimit. Në cilën pikë të rrugëtimit tonë gabuam që jemi në këtë gjendje? Ne injoruam faktin që krimi do të hapej në rrugët tona”- tha vajza e ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë grupi i deputëtëve të Gazment Bardhit nuk shkoi në Kuvendin e sotëm të PD. E nuk kishin si të shkonin, sepse nuk e njohin këtë Kuvend. Ata janë përbashkuar kundër kryeministrit Rama vetëm si deputetë, ndërsa duket se kanë pikëpamje të ndryshme për Partinë Demokratike dhe drejtimin e saj.

Në të vertetë ky Kuvend i vuri vulën ndasive në radhët demokrate dhe te grupi i deputetëve, pasi duhej që Kuvendi të ishte një përbashkim edhe me grupin e Gazment Bardhit, sepse një PD më vulë e kemi dhe dihet se e ka Lulzim Basha.

Nga demokratët pritej një durim për të shkuar në një përbashkim të madh demokratëve dhe ku Berisha mendohej se do të jepte dorëheqjen nga kryetar, për shkak të moshës dhe shumë arësyeve që dihen. Ai është nongrata me SHBA dhe Britaninë e Madhe, është nën hetim nga SPAK ku nuk i dihet fundi se si shkon, sepse mund të ketë edhe pranga.

Ndaj nuk duhej ky Kuvend i PD tani!

Nëse Berisha vendoste largimin nga drejtimi, por jo nga qënia në parti, bile fare mirë mund ta zgjidhnin edhe president nderi; atëhere do të kishte mundësi konkurimi të saktë dhe pa hile në bazën e PD.

Pra zhvillohej një fushatë zgjedhore ku kandidatët paraqisnin idetë e tyre se si mund të kthehet PD-ja në një parti që ngjall besim dhe vjen në pushtet.

Berisha ia vuri vulën kësaj historie. Ai e di se dhe pak kohë mund të vazhdojë të jetë në krye të PD ndaj përgatiti ardhjen e vajzës së tij si kryetare e partisë së tij.

Mund të mos jemi të saktë, por kështu si po shkojnë punët në PD, më mirë të zgjidhet Argita Berisha, e cila siç thamë vjen me energji në krye.

Me pas do të kemi tre PD; PD e Bashës, PD-ja e Argitës dhe PD-ja e Gazment Bardhit, ku ajo e drejtuar nga familja Berisha do të jetë më e madhja në opozitë.

Pyetja shtrohet: A mund ti sjellin në pushtet demokratët këto formacione politike që kanë dalë nga barku i partisë demokratike të dhjetorit të vitit 1990?

Besohet që jo!

Ndaj le ti bëjnë të trija partitë sepse do të kemi konkurim mes tyre dhe jo mes tyre dhe Edi Ramës.

Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor të klasës politike dhe të qeverisjes, por jemi të dënuar vetëm të shikojmë se si ndajnë votat mes tyre partitë e opozitës. Kësisoj Kuvendi i sotëm i PD nuk solli asgjë të re. Vetëm dha sinjalin se Berisha do ta kalojë drejtimin e PD-së te Argita Berisha.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit