Home Aktualitet Berisha shkel...

Berisha shkeli masën ”arrest shtëpie”, SPAK: Dha intervistë me RAI dhe takoi eurodeputetin në shtëpi

1179
0

Sali Berisha i cili që prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet nën arrest shtëpiak, ka shkelur urdhrin e gjykatës për të mos kontaktuar me askënd përpos anëtarëve të familjes.

Me këtë konstatim SPAK kundërshtoi testin e radhës të avokatëve mbrojtës të Sali Berishës që insiston heqje të masës së sigurisë, vendosur ndaj tij në fund të dhejtorit 2023. Si shembull të tretë të shkeljes së urdhrit të gjykatës SPAK parashtroi futjen e mjeteve teknike në banesë përmes të cilave realizohen fjalimet, duke provuar se po monitorohet nga prokurorët e Posaçëm.

Si shkelje të masës SPAK renditi takimin me gazetarin e medias Rai dhe në rastin e dytë vizita e ish-eurodeputetit gjerman të CDU-së, Elmar Brok. Për këto gjetje prokurorët u bazuan tek këqyrjet në raportimet.

“Berisha ka që në 30 dhjetor që nuk ka dalë nga dera, këta thonë që ka thyer masën. Lajthitja e SPAK është e tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e kryetarit të opozitës. Regjim putinist. Berisha thonë futi teknikë në shtëpi, ka takuar Brook dhe Rai3, ligji e lejon, nuk e ndalon një gjë të tillë”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka për të disatën herë rrëzoi ndryshimin e masës ndaj ish kryeministrit dhe dhëndërit, që të dy nën arrest shtëpie për llogari të dosjes Partizani. Biznesmeni Fatmri Bektashi nën hetim vijon nën masën e detyrimit me paraqitje dhe nuk e ka apeluar masën, po ashtu i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit