Berisha tregon bisedën me studenten: Çfarë t’i kërkojmë Ramës, kur Basha s’na jep të drejtat

Pjesë e diskutimit që Sali Berisha po mban me demokratët në Durrës, ishte dhe biseda që ish-kryeministri ka pasur dje me një studente. ”Takova dje një student, tha se ishte kandidate në Këshillin Kombëtar, por nuk kishte fituar. Shkova të kërkoja të drejtën time, më tha, por jo, nuk ndodh kjo gjë. Çfarë mund t’i kërkoj Edi Rama, më tha, kur kryetari im s’më lë të numëroj votën”,-tha Berisha.

SHKARKO APP