Bes Kallaku rrëfehet tek e motra: Anën e kam rritur unë

“Jeto me orën”, startoi këtë të hënë në RTV Ora me moderatoren Ana Kallaku. Në intervistën e parë erdhi nga vëllai i saj aktori Bes Kallaku i cili rrëfeu për herë të parë shumë detaje nga jeta e tij.

Aktori tha se motrën e vet e ka rritur ai, pasi mami ikte në punë. ”Kjo është intervista ime më emocionale brenda vetes sime”.

Po ashtu theksoi se ”I kërkoj falje të gjithë atyre që po na shohin, por jam i emocionuar sepse Ana ime e vogël dhe për gjithë publikun, unë kam qenë ai që e kam rritur Anën sepse unë kam 7 vite diferencë me të dhe kur mami me babin iknin në punë dhe unë e mbaja. Pastaj kur vinte mami, unë ikja në shkollë dhe mami e mbante”.

SHKARKO APP