Home Aktualitet ”Betejë...

”Betejë për qeveri teknike”, Sali Berisha: Rama transporton drogë me “Ismailin”

81
0

Edhe këtë mbrëmje nga ballkoni i banesës, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. ai deklaroi se kreu i qeverisë përdor avionin e tij privat për të transportuar tonelata drogë apo edhe para droge.

“Edi Rama me avionin e tij privat, rezulton se ka udhëtuar 3 gjer në 7 herë më shumë se çdo kryeministër në Europë, Azi, Afrikë dhe Oqeani. Çfarë janë këto udhëtime? Janë një pjesë për punë. Të tjerat janë udhëtime transporti”,-tha Berisha.

Sipas Berishës, për këto transportime, përdoret avioni “Ismail Qemali”, pjesë e flotës së “Air Albania”, me të cilin udhëton kryesocialisti.

“Ndaj dhe në 18 muaj, 140 udhëtime. Ndaj dhe emërohet Taulant Balla për të shkatërruar TIMS-in në mënyrë që të mos gjenden gjurmët e këtyre udhëtimeve. Por ja ku ia them këtu, se ai do hetohet për secilin prej këtij udhëtimi.Thonë se nga Shqipëria niset valixhe diplomatike më shumë se nga 30 vende të marra së bashku”.

Zgjidhja e vetme për të vënë përgjegjësit para drejtësisë sipas Berishës është gjyqi publik, prokurori publik. Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta “vijojnë betejën për qeverinë teknike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit