Bie nga skela në Itali, humb jetën 43-vjeçari nga Kosova

Sopralluoghi del personale Asl nel Cantiere Esselunga di Via Mariti a Firenze dove hanno perso la vita cinque operai Firenze 19 Febbraio 2024 ANSA/CLAUDIO GIOVANNINI

Në Sardenjë të Italisë, një 43-vjeçar shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga lartësia e skelës në një kantier ndërtimi.

Sipas mediave italiane, Bashkim B. ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra nga skela e kantierit dhe ka ndërruar jetë në vend

Tragjedia ka ndodhur pasditen e së shtunës, 24 shkurt. Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi në ato momente nuk ka qenë në punë, por kishte shkuar në kantier për të përshëndetur kolegët e tij.

Megjithatë, Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes tragjike.

 

SHKARKO APP