Home Aktualitet Bie numri i l...

Bie numri i lindjeve, bonusi nga qeveria nuk i josh qytetarët

66
0

Duket se bonusi që qeveria ka ofruar për bebet duket se nuk i ka joshur qytetarët që numri i anëtarëve të familjeve të tyre të shtohet. Sipas të dhënave të INSTAT, lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 928 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit