”Big Brother Albania Vip 3” e ka një datë, ja kur do të fillojë

Pas suksesit të jashtëzakonshëm, ku edhe u krijua fenomeni Luioz Ejlli, ”Big Brother Albania Vip 3” do të fillojë në vitin e ri, 2024. Këtë e ka bërë me dije vetë faqja përmes një postimi në Instagram.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Prej muajsh tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

SHKARKO APP