“Big Brother VIP Albania 3” pranë nisjes! Dritat e shtëpisë do të ndizen në…

“Big Brother VIP Albania 3”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë në muajin janar të vitit 2024. Lajmi u konfirmua zyrtarisht në “Dancing With The Stars”, ku u prezantua promoja e shtëpisë më të famshme në vend.

Prej kohësh tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother VIP” dhe të gjithë po e presin me padurim.

Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por një ditë më parë faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” tregoi se kur do të nisë, megjithëse vetëm sonte u konfirmua muaji.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

SHKARKO APP