Home ShowBiz Big drama Vip...

Big drama Vip! Pse njerëzit janë të zhgënjyer këtë vit?

1118
0

Nga Redjon Shtylla

”Big Brother” është një format që mban të mbërthyer popullin, por në këtë edicion të tretë tërheqja e audicencës po bëhet me ”dhunë”. Fajtorë janë vetë banorët, të cilët po shpërfaqin personazhe që njohin gjuhën e rrugës, ofendime me thes, të panevojshme dhe shumë herë të kota, aspak efektive për vetë lojën aty.

Sherret janë kryefjalë, dhe dashuria po krijohet me ”dhunë”. Siç po cilësohet edhe dasma mes Ilnisës dhe Meritonit, që komentet në rrjete sociale janë të përbashkuar me një pikë, fallco dhe pa asnjë ndjenjë dashurie mes tyre. Por sa mundet të përdoret lidhja për lojë? Brenda në shtëpi të jep drama, vëmendje dhe bazë prodhimi për audiencën. Por është publiku ai që nuk pranon lojë për dashurinë. Të gjithë vijojnë të jenë nostalgjikë të dashurisë Luiz-Kiara.

Debate nga mëngjesi në darkë, një lum me ofendime dhe ulje që në fund të ditës, nuk nxjerrin asgjë për lojën. Trysnia dhe loja e këtij formati ka një armë të fortë, të ruash qetësinë. ”Yjet” e Ledjonit këtë vit jo vetëm që e kanë humbur që në ditët e para, por janë kthyer edhe në persona të rrezikshëm. Është e rëndë, por në shtëpinë e Big-ut ka ”vrasës”, jo që të eleminojnë si fizik, por të vrasjes nga dhuna psikologjike, e një mase që është vandale, që ”fakëmarrjen” e kanë në plan të parë, që është jashtë çdo kufiri të normales.

Këta vipa DUHET të paraqesë dhe të ofrojë modelin e JETËS të shëndetëshme, të frymës së bashkëpunimit, edhe pse në të tillë formate ka lojëra, dhe lojërat duhen, por me rregulla.

Në ekran duam të shohim shpresë, frymëzii, por ”vrasësit” që janë në Big, janë jo të denjtë për të dhënë shembullin që i duhet një shoqëri, pasi problemet i kemi në jetën e përditshme, dhe nëse i shohim edhe në ekran, atëherë ky vend do të groposet në gropën e madhe të dhunës fizike dhe psikologjike, e gjitha po bëhet normale, dhe përfundojmë në përcaktim final që prej dekatash është shkruar, ky VEND nuk bëhet. Nëse publiku nuk i nxjerr jashtë, do të thotë që ata janë model i shoqërisë sonë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit