Home Aktualitet Bilanc katast...

Bilanc katastrofik, mbi 37 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

38
0

Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar në 37,457. Autoritetet turke kanë raportuar se 31,643 persona janë vrarë në vend. Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara dhe qeveria siriane, më shumë se 5,814 njerëz kanë humbur jetën në Siri.

Kërkimet e dëshpëruara për të mbijetuarit e tërmetit po hyjnë në orët e tyre të fundit, me ekspertët që thonë se shpresat për të mbijetuar janë ulur duke pasur parasysh kohën që ka kaluar që kur ta tërmeti. Kushtet atmosferike kanë ulur gjithashtu shpresat për të gjetur të mbijetuar.

Grupi opozitar i Mbrojtjes Civile Siriane, i njohur si Helmetat e Bardha, është duke mbajtur një periudhë zie shtatë ditore në Siri. “Ne do të mbajmë flamujt në gjysmështizë, duke filluar nga sot, më 13 shkurt për të mbajtur zi për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi grupi në Twitter vonë të hënën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit