Bilanc lufte në rrugët e vendit, 90 të vdekur nga aksidentet në 5 muaj

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Zero tolerancë ka kërkuar kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nga punonjësit e policisë për të gjithë shkelësit, si e vetmja formë ndëshkimi për të ulur rastet fatale të aksidenteve.

Në 5 muajt e parë të këtij viti, janë 90 të vdekur nga 76 duke marrë në referencë vitin 2019, kur nuk kishin masa kufizuese. Në 2019 u regjistruan 583 aksidente në 6 janar-maj, ndërsa në 2021 rezultojnë 547, por me rritje të ndjeshme të jetëve të humbura.

Për shkak të shkeljeve në rrugë, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, janë pezulluar 279 patenta. Në total, për shkelje të tjera, të cilat përfshijnë parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative për kundravajtje penale 11,353 drejtues. Pas kontrolleve janë arritur të ndalohen drejtues mjetesh me makina luksoze që lëvizin në rrugë me shpejtësi deri në 200 km në orë.

SHKARKO APP