Bledi Çuçi: Buxheti nuk u miratua për 8 minuta, por pas një diskutimi të gjatë në komisione

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka folur për mediat pas seancës së sotme parlamentare, ku u miratua buxheti për vitin 2024.

“Lajmi i mirë, që nuk përbën lajm, janë flakadanët. Revolucioni i karrigeve pati seancën e radhës. Së dyti, dua të kundërshtoj sepse buxheti nuk është miratuar në 8 minuta, por pas një diskutimi shumë të gjatë në komisione. Komisionet janë të hapura dhe janë konsultuar me grupet e interesit. Pa diskutim ka një anomali e ardhur nga opozita”, tha Çuçi.

“Ne kemi propozuar disa ndryshime në rregullore dhe kemi marrë në shqyrtim disa rregullore parlamentare të vendeve të BE-së, Italia dhe Gjermania. Opozita është e mirëseardhur. Kemi shumë forume ku jemi bashkë. Ne kemi komisione, sekretariate, kemi konferencë kryetarësh. Ata nuk vijnë. Ne jemi gati të dialogojmë me këto për të mirën e shqiptarëve. Jemi atje, kur të duan mund të ulemi. Nuk jemi ne që hedhim flakadanë”, shtoi më tej Çuçi përpara gazetarëve.

SHKARKO APP