Bllokohet aksi Kavajë-Durrës, trajleri kthehet përmbys

Një aksident që mund të kishte pasoja shumë të rënda ka ndodhur sot në aksin Kavajë-Durrës, ku një trajler është përmbysur duke bllokuar si rrjedhojë trafikun në aksin e rëndësishëm. Si pasojë e tonazhit të rëndë dhe vështirësive për ta spostuar mjetin, Policia i bë apel qytetarëve të shmangin për momentin aksin rrugor, duke preferuar rrugë alternative, si ajo Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

SHKARKO APP