Bllokohet Rruga e Arbrit

Aksi i Rrugës së Arbrit, by-pass-Qafë Murrizë, është bllokuar. Rruga është bërë e pakalueshme për shkak të reshjeve të dëborës.

Aktualisht po punohet për pastrimin e aksit.

Policia Rrugore bën thirrje që të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor alternativ Klos-Burrel-Ulëz.

Kujdes i shtuar këshillohet gjithashtu gjatë drejtimit të automjetit.

SHKARKO APP