Boçi: Pezullohen operacionet në Spitalin e Elbasanit. Drejtori Gaxho e përgënjeshtron: Puna vijon

Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxho ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi lidhur me anulimin e operacioneve dhe blerjen e pajisjeve nga buxheti personal i pacientëve.

Ai përgënjeshtron denoncimin e Boçit, duke u shprehur se ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur dhe se në asnjë moment, nuk është ndërprerë puna.

“Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës. Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë. Njerëzit janë të pashpresë! Rama vazhdon shoën e radhës”, shprehej Boçi në denoncimin e bërë ditën e djeshme.

SHKARKO APP