Bora e parë në Dajt, qytetarët: Problem rruga e ngushtë
Kronikë E Diel, 22 Janar 2023 09:07
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2023/01/dajt-1.jpg)
Reshjet e para të borës kanë tërhequr drejt malit të Dajtit dhjetëra qytetarë të kryeqytetit.
Për të arritur në pikën më të lartë, një pjesë kishin zgjedhur të udhëtonin me teleferik.
Më i vështirë udhëtimi ishte për drejtuesit e automjeteve, për shkak të rrugës së ngushtë dhe mungesës së barrierave mbrojtëse.