Home Kuriozitete Bota jonë ësh...

Bota jonë është në kaos. 6 rrugët për të shpëtuar veten

190
0

Ngjarjet katastrofike na prekin të gjithëve – disa drejtpërdrejt, të tjerat edhe thjesht përmes ekspozimit. Të gjitha këto mund ta bëjnë të vështirë ruajtjen e shëndetit mendor.

Madeleine Aggeler, një reportere e stilit të jetës dhe mirëqenies prezanton gjashtë mënyra për t’u kujdesur për veten (dhe të tjerët) në një botë kaotike.

Të njohësh barbarizmin është e vetmja mënyrë për ta ndaluar atë

Por këtu ka një paralajmërim. Sa më shumë të “helmuar” të jemi, aq më pak ndihmues dhe efektiv do të jemi. Mund të duket egoizëm të ndalesh kur sheh shumë vuajtje përreth, por psikologjisë tonë thjesht nuk i intereson. Tërheqja të lejon të rigjenerohesh për të vepruar më pas dhe bërë zgjedhje.

Të flasësh me njerëzit përreth vetes

Të flasësh drejtpërdrejt me dikë përreth një krize të caktuar, është shumë më efikase dhe mund të sjellë ndryshim më tepër sesa një postim në rrjete sociale. Të kuptosh se kur duhet të ndërhysh në problemin apo konfliktin e dikujt është shumë personale. Mund të jetë e vështirë të hysh në biseda të tilla, por zgjidhja është më e mirë.

Ndaj informacion në mënyrë të përgjegjshme

Është shumë e lehtë të ndash informacione në internet, por në këtë kaos mediatik është e vështirë të sigurosh vërtetësinë e informacionit. Pyetjet që duhet t`i bëjmë vetes mbi vërtetësinë e një informacioni janë:

A ka një autor ky informacion?

A e ka publikuar një agjenci lajmesh serioze?

Apo është publikuar pa asnjë burim?

Përfshihu me komunitetin

Por mos e bëj si bamirësinë. Mos e trajto situatë sikur po ndihmon të tjerët, por sikur po ndihmon të tjerët dhe veten. Është e rëndësishme ta shikosh veten pjesë e të njëjtës bashkësi në të cilën po vepron dhe jo si jashtë saj.

Dhuro para dhe bëhu vullnetar

Vetëm ki kujdes që paratë të mos shkojnë në vendin e gabuar. Sigurohu për kauzën.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, informohu mbi rreziqet e stresit në trupin tënd

Të prekesh shumë nga një tragjedi nuk të bën me probleme të shëndetin mendor, por të bën njerëzor. Megjithatë ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ngjarjeve të tilla, të dëmton. Kur ndjen ngarkesë dil për një shëtitje, pi një kafe me një shok/shoqe, telefono një mik, ose thjesht merr një sy gjumë. Nëse mundesh, shko edhe në terapi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit