Home Aktualitet Braimllari re...

Braimllari reagon për raportin e OKB mbi drogën: Përdorimi i pushtetit monist të Rilindjes ka mision të nxijë vendin

3
0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaroi sot se Rilindja nxin vendin në çdo raport ndërkombëtar. Duke iu referuar raportit të OKB për drogat, sipas të cilit Shqipëria është e para në Europë për kanabisin, Braimllari shkruan se përdorimi i pushtetit monist të Rilindjes nuk ka të bëjë me hapjen e vendeve të punës, me zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e biznesit, me punësimin e të rinjve, por ka një mision të nxijë vendin në raportet ndërkombëtar.

Rilindja nxin vendin në çdo raport ndërkombëtar.
Rilindja mbolli krim dhe drog në vend.
“Raporti i OKB-së për drogat 2021: Shqipëria e para në Europë për kanabisin, ia kalon Spanjës e Holandës, “cikël i mbyllur” biznesi”
Raporti i OKB për drogat konfirmon se Shqipëria është e para në Europë dhe e gjashta në botë për vend origjine të kanabisit.
Përdorimi i pushtetit monist të Rilindjes nuk ka të bëjë me hapjen e vendeve të punës, me zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e biznesit, me punësimin e të rinjve, por ka një mision të nxijë vendin në raportet ndërkombëtar”, shkruan Braimllari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit