Home Aktualitet Bujqësia në e...

Bujqësia në epokën dixhitale; Vodafone Albania, histori suksesi në Agrokulturën Inteligjente

84
0

Vodafone Albania organizoi eventin “Agrokultura dhe Inteligjenca Artificiale”, një event shumë domethënës për “Shqipërinë në epokën dixhitale”, ku morën pjesë partnerët dhe aktorët kyç të sektorit të bujqësisë e teknologjisë. Në event u fol për dixhitalizimin e sektorëve jetikë, për të kontribuar kështu në një shoqëri më të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse. Dhe bujqësia mbetet jo vetëm një nga drejtimet kyçe në zhvillimin e vendit, por edhe një sektor ku aplikimi i teknologjisë nga kompani lider, si Vodafone Albania, ka rezultuar mëse i suksesshëm.

Disa nga temat më të rëndësishme që u trajtuan në këtë konferencë ishin dixhitalizimi i sektorit të agrokulturës, Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e aplikuara në sektorin e bujqësisë, teknologjitë e reja në Agrokulturën Inteligjente, etj.

Eventi “Agrokultura dhe Inteligjenca Artificiale” ka për qëllim nisjen e diskutimeve për Bujqësinë Inteligjente në Shqipëri dhe për këtë arsye pjesë e tij u bënë të gjithë aktorët kryesorë të ekosistemit si qeveria, OJF-të, bizneset e sektorit të bujqësisë/fermerë dhe ekspertë të agrobiznesit, etj. Vodafone Albania ndau me të pranishmit shembuj konkretë se si teknologjitë e reja dhe Agrokultura Inteligjente janë implementuar në Shqipëri dhe në botë. Në fund të eventit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor 5 minutësh për të matur nivelin e tyre të dixhitalizimit.

CEO i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz gjatë fjalës së tij u shpreh se bujqësia është një sektor prioritar për investime në inovacion dhe teknologji, identifikuar edhe nga qeveria shqiptare si një fushë kyçe, ku dixhitalizimi i saj mund t’i shtojë vlerë të konsiderueshme ekonomisë. I certifikuar nga “Gartner” si lider botëror në menaxhimin e shërbimeve IoT, Vodafone përdor teknologjinë më të fundit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale për të ofruar një përvojë të personalizuar e të diferencuar të klientit nëpërmjet platformave dixhitale me kapacitet të lartë. Partneriteti strategjik me “Microsoft” do të përshpejtojë transformimin dixhital të klientëve të biznesit të Vodafone Albania dhe do të rrisë cilësinë e përvojës së klientit për konsumatorët. Dixhitalizimi i agrokulturës përmes zgjidhjes Vodafone Smart Agriculture siguron infrastrukturën për industrinë bujqësore, duke mundësuar monitorimin, analizimin dhe automatizimin e operacioneve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj theksoi në fjalën e saj se dixhitalizimi në fushën e bujqësisë lidhet me nevojat imediate që ka bujqësia për të garantuar efikasitet dhe të ardhura për fermerët, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja solli në vëmendje platformën dixhitale “Portali i Fermerit” si një hap i rëndësishëm në programin e dixhitalizimit të agrokulturës. Kjo platformë mbështet rritjen thelbësore të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e bujqësisë. Nëpërmjet integrimit të teknologjisë mundësohet siguri e lartë  drejt cilësisë ushqimore për konsumatorin lokal dhe ndërkombëtar.

Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë theksoi se  Agrokultura dhe Teknologjia janë pjesë integrale e jetës sonë, ndërkohë që dixhitalizimi është një prej shtyllave kryesore drejt Integrimit Evropian.

Revolucioni dixhital në Shqipëri reflektohet në treguesit pozitivë të Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale (DESI) në 4 fusha shumë të rëndësishme: në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, integrimin e teknologjive dixhitale, rrjetin e lëvizsshëm e fiks dhe shërbimeve publike dixhitale.

Smart Agriculture ose Agrokultura Inteligjente, është një sfidë dhe një oportunitet për të gjithë aktorët e ekosistemit. Që teknologjia të jetë e aksesueshme ka nevojë të demokratizohet. Ajo është në funksion të fermerit, që nëpërmjet platformave të integruara të ketë akses në tregjet lokale e ndërkombëtare.

Sipas studimeve të prezantuara nga Vodafone Albania, zhvillimi dixhital në Shqipëri është mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor sa i takon integrimit të teknologjive dixhitale, rrjetit të lëvizsshëm e fiks dhe shërbimeve publike dixhitale, por nevojiten përmirësime të mëtejshme në ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Dhe një rol kryesor në këtë peizazh të Agrokulturës Inteligjente dhe aplikimin e teknologjisë në sektorin bujqësor ka luajtur pa diskutim vetë Vodafone Albania, në kuadër të axhendës së saj të “Smart Agriculture”, një model i shkëlqyer ofruar nga Vodafone Group.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit