Burg për gjyshen e TikTok-ut, djali 10-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike

Gjykata ka lënë në burg nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, të akuzuar për keqtrajtim të një 10-vjeçari, nipi i Natashës dhe djali i Armandos. Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht. Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

Konflikti mes mes familjes Kumaraku dhe ish-nuses, Eglës, ka filluar 6-vjet më parë, kur ajo u divorcua dhe u largua nga qyteti i Sarandës për në shtëpinë e prindërve të saj në qytetin e Kuçovës. Prej 6-vjetësh konfliktet mes dy familjeve dhe denoncimet e ndërsjellta kanë qenë të shumta.

Të shumta kanë qenë edhe përballjet e forta dhe me fjalë denigruese që ata kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit në disa emisione televizive. Por ai që është dëmtuar në gjithë këtë histori është fëmija, gjendja psikologjike e të cilit është e rënduar. Nëna çdo vit pas ardhjes së djalit, ka denoncuar faktin se djali kishte ndryshuar, përdorte fjalor agresiv me të dhe shokët dhe për këtë djali çdo vit është vlerësuar psikologjikisht nga psikologët.

SHKARKO APP