Burgu i Rrogozhinës drejt mbylljes, Çuko tregon se çfarë do të ndodhë me të burgosurit

Arben Çuko, këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë tha se lirimi i të burgosurve do të vijojë, ndërsa tha se amnistia sjell një situatë pozitive për burgjet të cilët janë të mbipopulluar. Ai tha gjithashtu se një nga burgjet, burgu i Rrogozhinës është drejt mbylljes, pasi sipas Çukos ai nuk i plotëson kushtet dhe standardet e duhura.

”Burgu i Rrogozhinës nuk është i destinuar si burg, ka qenë dikur depo pambuku, në diktaturë është përshtatur si burg. Kështu që nuk i plotëson standardet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministri i Drejtësisë kanë miratuar planin 10-vjeçar të zhvillimit të sistemit të burgjeve, ku ndër të tjera planifikohet edhe mbyllja e këtyre burgjeve që nuk plotësojnë standardet. Ndërkohë janë mbyllur katër burgje, por kjo do vazhdojë”, tha Arben Çuko në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP