Home Aktualitet Bushati: Edi ...

Bushati: Edi Rama i ka vendosur SPAK-ut vijat e kuqe

68
0

Gazetari Andi Bushati, duke komentuar marrëveshjen PS-PD për rikthimin e normalitetit në Kuvend, thotë se opozita mori ato që ua jep ligji dhe ua njeh Kushtetuta, por ka lëshuar disa nga kërkesat e saj.

Në një intervistë në “SYRI TV”, Bushati tha se ne sot nuk kemi garanci që çështja McGonigal apo fluturimet me charter të kryeministrit Edi Rama do të hetohen.

“Kërkesat që paraqiti opozita ua jep ligji, ua njeh Kushtetuta, por e kishin zhveshur opozitën nga disa të drejta që ua njeh ligji”, tha Bushati. Ai tha se marrëveshje bëhet kur njëra palë lëshon një gjë nga vetja, por në rastin konkret PS nuk ka lëshuar asgjë, thjesht i dha opozitës atë që i jep ligji, ndërsa opozita ka lëshuar diçka nga vetja, që ka të bëjë me Komisionet e tjera Hetimore”, tha Bushati.

Lidhur me SPAK, Bushati u shpreh se sot kemi ende idiotë të dobishëm që besojnë ende se SPAK e drejtojnë amerikanët.

“Edi Rama i ka vendosur SPAK-ut vijat e kuqe, që në Shqipëri vidhet por vidhet pas kurrizit të tij. Tani na doli që po vidhet te rrugët, po si ka mundësi që nuk e di Balluku apo Rama? Dmth grabitjen e bëjnë peshqit e vegjël, megjithëse këta dalin çdo ditë në zyrat e shtetit me një agjendë si do vjedhim”, tha Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit