Home Aktualitet Bushati: Sjel...

Bushati: Sjellja e Metës nuk është normale, SPAK i fokusuar veç tek krerët e opozitës dhe jo liderët e mazhorancës

145
0

Andi Bushati i ftuar në “Të Paekspozuarit”, ka folur për shpërthimin e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Bushati tha sjellja e Metës nuk është normale, por deklaroi se edhe po ta konsiderojmë një person “të çmendur”, sërish rezulton se edhe një i çmendur e ka kuptuar që SPAK luan me standard të dyfishtë duke fokusuar vetëm krerët e opozitës dhe jo liderët e mazhorancës, si Rama dhe Veliaj.

“Ato që ka bërë Ilir Meta nuk janë normale edhe për njeri të zakonshëm, jo më për një politikan të rangut të tij. Në një nga këto ditë që Meta bënte shpërthimet e rradhës, pashë një intervistë që jepte Edi Rama në Paris dhe që thoshte sesi të mëdhenjtë e kësaj bote pyesin Edi Ramën për gjërat e botës.

Nëse duhet të bëjmë analizë politike, duhet ta lehtësojmë barrën nga analiza psikologjike, sepse përndryshe shumica janë për spital pesë. Thonë që shpërtheu Meta. Edhe një i cmendur e paska aftësinë të kuptojë që këtu SPAK-u është i kapur. Meta në cmendurinë e vet më të madhe, tha ç’është ky SPAK që merret me mua, Kryemadhin. Berishën dhe jo me Ramën dhe Veliajn? Edhe një i çmendur e kupton që këta normalët e SPAK-ut, vetëm godasin opozitën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit