Home Aktualitet Bylykbashi: N...

Bylykbashi: Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Ramës të ngrejë Komisionet Hetimore

73
0

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, deklaroi se ndërkombëtarët i kanë kërkuar Edi Ramës të ngrejë komisionet hetimore. Bylykbashi tha në ”Syri TV” se këto komisione hetimore nuk i zgjidhin problemet që ka aktualisht sot Shqipëria. Ai theksoi se asnjë komision nuk e zgjidh problemin e shitblerjes së votës.

“Kur dy palët kanë të drejtë, 50 me 50, si mazhoranca dhe opozita, ndërkombëtarët si rregull i kërkojnë qeverisë që të bëjë hapin tjetër. Është shumë e pritshme dhe sinjalet e para erdhën, ata i kërkojnë Ramës që të ngrejë hetimore, sepse ato janë, siç e tha ambasadori gjerman, janë funksion thelbësor i parlamentit, kontrolli parlamentar është funksion kryesor.

Që do të thotë se kanë hyrë në lojë, se sa më larg do të shkojë kjo situatë, do të shpërthejë. Në vende si Shqipëri, ndërkombëtarët ndërhyjnë për të kanalizuar krizën, drejt diçkaje normale. Problemi është se edhe ngritja e komisioneve, apo rikthimi i të drejtës tonë në komisionin e reformës zgjedhore, nuk i zgjidh problematikat.

Nuk do ta zgjidhë një komision, problemin e shitblerjes së votës, edhe pse vota këtu ka vdekur, sepse e kanë blerë që më përpara dhe në kuti shkon për tu varrosur. Duhet që tronditja të jetë e fortë përpara, që kur të vijmë në zgjedhje, siç ndodhi në vitin 2005, të jetë një situatë normale, ku vota bën diferencën. Sot kjo situatë është anormale. Parlamenti është një gotë e vogël për të përmbajtur gjithë atë zhvillim që do të ketë opozita”, tha Bylykbashi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit