Home Aktualitet Bypassi i Gji...

Bypassi i Gjirokastrës, UNESCO letër Ramës: Ju lutemi, ndërprisni punimet

11
0

Teksa ndërtimi i Bypassit të Gjirokastrës ecën me ritme të shpejta, ku pothuajse gjysma e punimeve ka përfunduar, Komiteti i UNESCO-s për trashëgimimë Botërore kërkon që që ndërpritet ky projekt.

Përmes një letre dërguar kryeministrit Rama, UNESCO përshkruan vlerat historike dhe kulturore të zonave që preken nga këto punime dhe i lutet kryeministrit që të marrë në konsideratë pasojat e projektit dhe ta ndalojë para se të bëhet tepër vonë. Por Rama i kërkoi të enjten përgjegjësit të punimeve afatin se kur do të përfundojnë ato.

Ndërkaq, ministrja përkatëse thotë se UNESCO nuk kërkon pezullimin e punimeve. Në fakt, gjatë fushatës zgjedhore, Rama paraqiti projektin për investimet turke në Berat dhe Gjirokastër.

Konfirmimi u mor në fillim qershori kur kryeministri bashkë me disa ministra shkuan në Turqi, ku një pjesë e rëndësishme e vizitës iu kushtua ruajtjes së trashëgimisë së përbashkët kulturore në Bera te Gjirokastër.

Tashmë që punimet në Gjirokastër vijojnë, mbetet të priten reagime dhe shpjegime të tjera nëse preket apo jo trashëgimia kulturore e zonës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit