Carlo Mazzei, arbëreshi i parë që kandidon për kryetar bashkie në Romë

Arkitekti Carlo Mazzei është arbëreshi i parë i cili po kandidon për kryetar bashkie në Romë. Ai kandidon përballë dy rivalëve të tij, Francesco Laddaga dhe Alessandro Luparelli.

Ai ka lindur në Catanzaro që është një qytet në Kalabri dhe në moshën 18-vjeçare është zhvendosur në Romë. Hapat e parë në politikë Mazzei i nisi si kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratike në Itali. Ai është edhe sekretar i njërës prej degëve PD-së në “La Spezia”. Arkitekti arbëresh përfaqëson edhe vlerat e familjes dhe të mbarë arbëreshëve të Kalabrisë e jo vetëm.

Mazzei ka spikatur si koordinator në këtë fushatë elektorale duke bërë histori dhe duke përcjellë artin e të bërit politikë me shembullin personal, me përkushtim të vazhdueshëm, me guxim dhe vision për të ardhme politike të vendit.

SHKARKO APP