Kryeministri Edi Rama do te mbledhe neser kabinetin qeveritar, pas shkarkimit sot te ministrit te Brendshem Saimir Tahiri. Mbledhja thuhet se do te behet ne oren 10:00.
Se çfare do te ndodhe neser kjo pritet te shihet, por “Panorama” ka mesuar se shkarkimi i Tahirit nuk eshte e vetmja levizje e Rames, i cili mesohet se do te firmose edhe te tjera ndryshime ne kabinet.
Rama pritet të shkarkojë nga detyra pikërisht ata ministra që janë njëkohësisht drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe, për t’iu dhënë atyre mundësi që të fokusohen me kohë të plotë në angazhimin elektoral dhe arritjen e objektivit: fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.
EMRAT E MINISTRAVE SOCIALISTE QE JANE DREJTUES TE PS NE QARQE
Saimir Tahiri – Tiranë
Damian Gjiknuri – Vlorë
Niko Peleshi – Korçë
Ditmir Bushati – Shkodër
Blendi Klosi – Berat
Lindita Nikolla – Lezhë
Mimi Kodheli – Dibër
Bledi Çuçi – Gjirokastër
Ilir Beqja – Kukës