Home Aktualitet Çelet konkurs...

Çelet konkursi ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, Veliaj: Do të lërë gjurmë në qytet

60
0

Në fjalën e tij, në çeljen e konkursit ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, i cili i hapi udhën krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky muze do të shërbejë për të na kujtuar ditët tona të lavdishme.

Ai tha se muzeu është edhe një përgjigje për cinikët që thonë ‘nuk bëhet’ për gjithçka dhe se ka ardhur koha për një besë ndaj njëri-tjetrit, atë të mos bllokimit të punëve publike në qytet, duke lënë mënjanë ndasitë.

“Ky projekt është revolucioni i vërtetë që do të lërë gjurmë në qytet. Është hera e parë në 103 vjet të Tiranës Kryeqytet kur shteti, qeveria, publikja, bashkia, institucionet që mbahen nga taksapaguesit, po heqin mënjanë paratë e taksapaguesve për të blerë një pronë private, që është një monument kulture, sepse privati nuk po e mirëmban. Po flas për Sarajet dhe Shtëpinë e Libohovitëve. Njëra do të kthehet në Muzeun Etnografik të Tiranës dhe tjetra në Muzeun Besa. Është një mënyrë për të kaluar nga historia e treguar dhe e rrëfyer, në diçka të qenësishme për qytetin”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai renditi disa nga punët e mira që janë bërë në Tiranë, për të cilat ka pasur kundërshtime e që sot janë kthyer në pika kyçe të qytetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit