Çfarë është kjo Bankë Raiffeisen që për të bllokuar vendos në sekondë, ndërsa për zhbllokimin i duhen javë!

Përveç qeverisë për të bllokuar llogaritë e gazetës KOHA JONE për një faturë detyrimi tatimor (ndonëse ishte pandemi), po punon edhe Raiffesein Bank, e cila njihet si bankë serioze.

Për të bllokuar llogaritë bankare të gazetës KOHA JONE, kjo bankë në sekonda bllokoi gjithçka, bile edhe kur ishte në radhe financierja për pagat, ndërsa ka prej datë 8 qershor 2021 që nuk zhbllokon llogaritë e gazetës, edhe pse ka një shkresë nga Tatimet me datë 8 qershor 2021 me numër prot. 5390 ku urdhërohet zhbllokimi.

Edhe sot ndonëse ka shkresë zyrtare, siç thamë prej 8 qershorit, nuk kryenin veprime bankare me lekët tona si gazetë!

Vetëm pas shumë insistimi dhe debati në sportel, dikur Banka lejoi të marrim lekët tona!

Me këto veprime, aspak korrekte, kjo bankë ul reputacionin e saj.

 

SHKARKO APP