Home KRYESORE Çfarë fuqie h...

Çfarë fuqie hyjnore paska ky Edi Rama!

1861
0

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”.

Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”.

Opozita justifikohet se “Rama nuk rrëzohet me votime, por me Revolucion”.

Opozita bërtet se “Rama ka bandat me vete”.

Opozita justifikohet se “Rama ka Soros pas vetes”.

Opozita qan përditë se “Rama blen votat”.

Por Opozita, dhe më saktë Berisha dhe Meta, a i bëjnë pyetjen vetes se “Nëse qenka krejt kështu, pse nuk e thërrasin popullin në përballje në Bulervard kundër Edi Ramës?”.

Nëse Rama qënka mafie, pse nuk dalin të luftojnë në Bulevardin kryesor të Tiranës me popull kundër kryeministrit që të shpëtojnë Shqipërinë?

A e pyet veten Berisha dhe Meta se rinia dhe njerëzit nuk iu vijnë pas në protesta të dhunshme dhe në përballje me regjimin e Ramës dhe pse?

A e di Berisha dhe Meta se kur populli është i revoltuar me një qeveri ai ngrihet dhe e rrëzon, qoftë edhe me forcë!

Por Edi Rama vetëm rrit emrin të ndërkombëtarët, të tij dhe të Shqipërisë.

Por Edi Rama përherë fiton zgjedhjet!

Por Edi Rama i sfidon të dy, bashkërisht dhe veç e veç.

Atëhere a thua e ka fajin opozita që mbetet pas 33 viteve demokraci me figura të lodhura dhe që nuk krijojnë besim?

Nëse opozita është e besueshme dhe solide nuk ka Edi Rama që fiton!

Por fatkeqsisht OPOZITA ka lidership që nuk shtynë njerëzit në përplasje për ta rrëzuar Ramën.

Opozitë e lodhur dhe e pabesueshme, është kjo OPOZITË!/S.P./

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit