Çfarë i tha Aldi Rama policit pak sekonda para se ta qëllonte për vdekje

Pas një informacioni të marrë, policia e Lezhës u nis dje për operacion në një parcelë kanabisi.

Nënkomisari Saimir Hoxha bashkë me dy pjesëtarë të patrullës kundër kultivimit të kanabisit shkoi menjëherë në vendngjarje.

Gjatë operacionit ata asgjesuan mbi 100 rrënjë kanabisi dhe më pas pikasën një automjet, brenda së cilit ndodheshin tre persona.

Pasi ndaluan mjetin, policia i kërkoi dokumentet shoferit dhe më pas zbritën edhe pasagjerët.

Ndërkohë, vrasësi i Hoxhës, Aldi Rama refuzoi të zbresë nga automjeti.

“S’ke shanse të më kontrollosh ti mua,” mësohet t’i ketë thënë Rama nënkomisarit, para se të nxirrte armën dhe ta qëllonte për vdekje.

SHKARKO APP