Home Aktualitet Çfarë kërkuan...

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google këtë vit? Punë dhe fenomeni Luiz Ejlli

200
0

Për shqiptarët, Google është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet dhe kuriozitetet e tyre. Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve.

Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve.

E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është ‘njoftime pune-marketing në Tiranë, që ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani’.

Kurse ditëve të fundit është rritur kërkimi mbi “Europian 2024”, duke marrë në konsideratë fitoret e njëpasnjëshme të skuadrës sonë kombëtare në futboll.

Kërkime të tjera përfshijnë:

–Ryanair, muajin e fundit ka qenë në top kërkime duke marrë në konsideratë hyrjen e një operatori të ri low-cost të fluturimeve në Shqipëri.

–Luiz Ejlli edhe pas muajve të përfundimit të reality show-t, kërkimet për fituesin e këtij viti të Big Brother Vip vijojnë.

–Google Translate, Weather, Festat Kombëtare 2023. /Monitor/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit