Turisti meksikan bllokohet në malin e Çikës. FNSH dhe policia nisin aksionin për ta shpëtuar

Një turist meksikan ka dhënë sinjalin SOS, pasi ishte ngjitur në majën e malit Çika.

Drejt majës së malit po shkojnë për ndihmë punonjësit e policisë së Himarës së bashku me FNSH.

Turisti meksikan është identifikuar dhe vendi ku ndodhet është rreth 1800-2000 m mbi nivelin e detit dhe pritet të bëhet evakuimi i tyre.

Nga informacionet e para turisti meksikan ka nevoje vetëm për ujë.

SHKARKO APP