Home KRYESORE Cilat na udhë...

Cilat na udhëheqin, turma apo elitat?

593
0

Nga Afrim Krasniqi-

Cilat na udhëheqin, turma apo elitat? Partitë si institucione apo liderit si institucion? E duam vettingun për të tjerët, por jo për veten? Sukses, numri i viteve në pushtet apo numri i viteve të mirëqeverisjes? Si është e mundur që në Shqipëri nuk ka mekanizëm ligjor për shkarkimin e një kryetari partie apo një kryeministri? Si është e mundur që politikanët tanë duan të qëndrojnë në politikë deri në vdekje? Si është e mundur që shoqëria pranon si normalitet dhe prioritet retorikat personale të konflikteve të luksit në Tiranë? Si është e mundur që në partitë tona nuk gjendet një figurë e lartë drejtuese që nuk ka dosje korruptive në SHBA apo BE? 30 vjet më pas a mbetemi ende peng i një mentaliteti komunist të politikës dhe i një parie politike me formim parademokratik? Së fundi, koncepti se militantët partiakë janë bërthama e demokracisë është i gabuar dhe pengues për progresin.

Militantët nuk pranojnë kritika, urrejnë Tjetrin, duan punë e poste në administratë dhe kontroll mbi burimet shtetërore, krijojnë mite dhe mbajnë në krah liderit politikë, nuk kërkojnë llogaridhënie dhe as nuk janë njohës të thelluar të politikës. Berthama e demokracisë janë qytetarët e lirë, me kurajo, modestë, të formuar, por edhe të vendosur të rendin pas parimeve të drejta dhe që refuzojnë antivlerat.

Shënim: Në lidhje me këtë Krasniqi paralajmëron se do flasë te Adi Krasta

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit