Gjigandi “New York Times” ka hapur një debat të madh viral pas publikimi të një kuici në lidhje me zgjedhjet presidenciale.
Pyetja “A mund të gjeni kush do të votojë Trump apo Biden nga pamja e frigoriferit” ka ngjallur akuza se News York Times po krijon përçarje me këtë veprim.
Pas kësaj ndodhie qindra dhe mijëra foto frigoriferësh vërshuan në rrjetet sociale. Ata që donin të tregonin suportin ndaj Trump mbushën frigoriferin me birra dhe me mish pule të skuqur. Ndërkohë që ata që pretendonin që ishin mbështetës të Joe Biden e mbushën frigoriferin me qumësht organik dhe ujë.
Gjithçka u bë në kontekstin ironik në lidhje me postimin.
The New York Times nuk u ndal me kaq, por në fund publikoi edhe një rezultat të sondazhit, ku dalloheshin në “frigoriferët Trump” ushqime me shumë majonezë dhe djathë, ndërkohë që në “frigoriferët Biden” fitimtare dilnin ushqimet e shtrenjta dhe lengjet e frutave.
Discussion about this post