Manchester City për herë të parë këtë sezon merr kryesimin e kampionatit. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi me lehtësi 5-0 ndaj West Brom sfidën e prapambetur. “Qytetarët” e mbyllën sfidën që në pjesën e parë duke shënuar plotë 4 gola. Gundogan dy herë, Cancelo dhe Mahrez shënuan për City-in, ndërkohë që në pjesën e dytë vendosi shenjën e tij edhe Sterling.
Arsenali mori fitoren e dytë radhazi, 3-1 në transfertën ndaj Southampton. Armstrong shënoi fillimisht për vendasit, por që në pjesën e parë do ta përmbysnin golat e Pepe dhe Saka. Në fraksionin e dytë, Lacazette do të vuloste fitoren e “topçinjve”, që shohin veten në vendin e 8-të, por me ndeshje më shumë se rivalët. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post