Home Aktualitet Ç’kupti...

Ç’kuptim kishte ‘Përdhunimi i Europës’ – piktura që Rama u paraqiti sot evropianëve?!

68
0

Nga Mal Berisha-

Një shpjegim: Kjo pikturë përshkruan historinë mitologjike të Evropës, vajzës së mbretit të Tirit, së cilës, një ditë, duke luajtur në breg të detit, iu afrua një dem i urtë. Duke mbështjellë një kurorë lulesh në brirët e tij, Europa pa dyshim u ngjit në shpinë. Demi, i cili në fakt ishte perëndia Jupiter i maskuar, e çoi atë në Kretë. Shohim momentin e rrëmbimit të saj, pak para se alarmi i saj të kthehet në dashuri.

“Përdhunimi i Europës (The Rape of Europa) apo rrëmbimi i Europës, siç e quajti Edi Rama?!

Cili ishte kuptimi i paraqitjes së pikturës që i bëri Edi Rama sot, përpara europianëve, me veprën e Guido Renit, “Përdhunimi i Europës”?

Në fakt, ai, duke demonstruar një njohje më të mirë të pikturës sesa ata njerëz, të cilët i kanë kushtuar jetën politikës dhe jo qejfeve në vendet e tyre, luajti me pavëmendjen e tyre ndaj kësaj vepre ose duke shfrytëzuar pamundësinë e tyre si mysafirë, që të kundërshtojnë asocimin e Europës që ata përfaqësojnë sot me Europën e përdhunuar të Guido Renit të shek XV.

Poshtërimi i mikut nuk mund të ishte më i sofistikuar, por edhe më brutal se kaq në emër të mikpritjes!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit