Çmenduria për famë në TikTok/ Kërcejnë me fëmijën dhe më pas… e flakin – Gazeta Koha Jone

Çmenduria për famë në TikTok/ Kërcejnë me fëmijën dhe më pas… e flakin

Një sfidë virale, vërtet në pamje të parë, çmenduri po përfshin dhjetra nëna, baballarë dhe fëmijë. Pasi kërcejnë para kamerave live, ata në një moment flakin fëmijën diku dhe vijojnë kërcimin sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Në këtë sfidë, prindërit, motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj marrin foshnjat dhe të vegjlit e tyre, kërcejnë me to para kamerës. Më pas, ndërsa kërcejnë, i hedhin foshnjat prapa shpinës.

Ky trend i rrezikshëm i TikTok është bërë mjaft viral, dhe ka sjellë mjaft reagime nga shikuesit të cilët kanë shpërthyer në akuza ndaj prindërve për vënien në rrezik të fëmijëve për të fituar famë virale.

Shikuesve u mbetet të shpresojnë se foshnjat kanë rënë butë në një dyshek aty pranë.

Related Posts

Next Post

Discussion about this post

EDITORIAL

30 vite KOHA JONE