Home Aktualitet Çmimet bien n...

Çmimet bien në Europë, por në Shqipëri jo. Ushqimet qytetarët i blejmë thuajse sa Italia

37
0

Një qytetar shqiptar me pagë mesatare 674 euro paguan për ushqimet bazë pothuajse të njëjtat çmime me një qytetar italian që merr mesatarisht 1400 euro.

1 litër vaj 4.8 euro në Itali, blihet në Shqipëri për 3.01 euro. Për një 1 kg mish 10 euro në Itali, ne paguajmë në vendin tonë 10.43 euro. E njëjta ecuri vijon edhe për produktet e tjera si makarona, qumështi apo e veza. Vetëm në blerjen e bukës paguajmë 3 euro më pak se italianët.

Inflacioni në Eurozonë është në rënie, por në Shqipëri qytetarët vijojnë të paguajnë më shtrenjtë është një pyetje që na mundon të gjithëve dhe njohësit e tregut e kanë një përgjigje.

Grupi i ushqimeve është kategoria kryesore që ndikon në rritjen e inflacionit në vend. Në Europë inflacioni, sidomos tek ky grupim vijon të bjerë me zbutjen e efekteve të luftës, por në Shqipëri kjo nuk po ndodh. Ekspertët thonë se abuzimi me produktet e importit vijon të mbetet i lartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit