Çoi vajzën për 4 vite në shtratin mëkatar, babai mohon akuzat. Zbulohen detaje nga abu*imi…

Një baba akuzoi me vajzën e tij, dhe e çoi në shtratin mëkatar për 4 vite. 14-vjeçarja që dyshohet se është abuzuar nga babai i saj në Golem të Kavajës, dramën e saj e ka ndarë me psikologen e shkollës, duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.

E mitura ka rrëfyer se abuzimi që ka nisur në moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre. Ajo ka treguar se abuzimi ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin. Vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve.

Nëna e saj e pyetur në polici tha se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti. Babai i saj nuk ka pranuar në polici asgjë. ”Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë”,-tha ai para oficerëve të policisë. Pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimet.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët, të cilët janë shprehut të shokuar dhe se nuk kanë kuptuar asgjë. 2024 është viti i trishtë ku gratë janë vrarë dhe vajzat minorene janë abuzuar. Shoqëria nuk duhet të merret me hallet e politikës, por të vetë shqoërisë, pasi situata është më shumë se alarmante.

SHKARKO APP