Covid-19 në botë/ Mbi 60 milionë infektime. Ja numri i viktimave – Gazeta Koha Jone

Covid-19 në botë/ Mbi 60 milionë infektime. Ja numri i viktimave

Numri i të prekurve nga Covid-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën e 60 milionë personave, ndërsa ai i të shëruarve ka tejkaluar shifrën e 42 milionëve.

Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, aktualisht 60,871,960 persona rezultojnë të infektuar në botë, 1,429,970 kanë humbur jetën ndërsa 42,178,648 kanë fituar betejën me virusin.

Në të njëjtën kohë, 3 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Shtetet më të prekura në botë

SHBA qëndron në krye të listës me 13,139,982 të infektuar dhe 268,262 viktima. Pas tyre vjen India me 9,266,705 infektime dhe 135,261 viktima.

Në vend të tretë është Brazili me 6,166,898 të prekur dhe mbi 170 mijë të vdekur.

Ndërkohë në mbarë botën janë 17.262.089 raste të cilat ende janë në trajtimin.

Related Posts

Next Post

Discussion about this post

EDITORIAL