COVID-19 në Shqipëri/ 17 raste të reja, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19 nga 352 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor, në vendin tonë nuk janë shënuar viktima nga COVID-19.

Rastet e reja janë konfirmuar 10 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Himarë. Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 352

Testime totale 2,039,387
Raste pozitive 333,483
Raste të shëruara 329,725
Raste Aktive 160
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 127
Fier 8
Vlorë 7
Berat. 5
Shkodër. 5
Lezhë. 4
Korçë. 3
Durrës. 1

SHKARKO APP