Home Aktualitet COVID-19 në S...

COVID-19 në Shqipëri, 3 raste të reja dhe asnjë humbje jete

7
0

Vijojnë të jenë në nivele të ulëta infektimet nga Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 raste të reja nga 3027 testime të kryera, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3027

Testime totale 771,586
Raste pozitive 132,484
Raste të shëruara 129,903
Raste Aktive 127
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42
Tiranë 36
Berat 12
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit