Covid-19 në Shqipëri/ Vetëm 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës nga Covid-19 në vendin tonë. Nga 167 testime të kryera, kanë rezultuar 5 qytetarë të infektuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka humbje asnjë jete dhe 13 qytetarë janë shëruar.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 167 testime, nga të cilët 5 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

2 në Fier, nga 1 qytetarë në Tiranë, Lezhë, Vlorë. Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,738 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Shkurt 2023):

Raste të reja ditore               5

Të shëruar në 24 orë            13

Të shtruar në spitale             8

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       167

Testime totale                   2,039,554

Raste pozitive                      333,488

Raste të shëruara                  329,738

Raste Aktive                             152

Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      120

Fier                           9

Vlorë                         7

Berat                        5

Lezhë                       4

Shkodër                    3

Korçë                        3

Durrës                      1

SHKARKO APP