Cun Lajçi poezi për Berishën poashtë banesës së tij: Se mirë s’je ti, e mirë s’jam unë, kur mirë s’asht nana

Aktori i njohur nga Kosova, Cun Lajçi këtë mbrëmje ishte poshtë banesës së Sali Berishës. Laçi si një aktor i jashtëzakonshëm që është edhe këtë here fjala e tij ishte e veçantë, aktori kishte përgatitur një poezi për Sali Berishën.

Poezia

Sa drejt rrika Sali Ramë Berisha
hapi dyert Sali Rama, Vuçidoll i Tropojës,
se t’ka ardhë kaçaku i malit, Sali Rama i Rugovës,
me shallin qefin, tirqit me gajtana!
jam zhdirgj grykës Dragobisë, tue i thirrë Sali Manit;
s’ka ispatë rruga natën, m’bâ konak n’kullë t’Mulosmanit!
të ura e Zogut i kam la sytë e kam piskatë:
çile zavrakun Sali Rama, të dritarja ta mbështeti shkallën,
të katërrisëm me t’marrë ngrykë, me t’përvetë si asht Shqipnia?
se mirë s’je ti e mirë s’jam unë, kur mirë s’asht nana,
kur bukën n’sofër se hamë bashkë!
zgjatma dorën lis i zguruem i djegun rrufeshë,
çoje kryet se t’kam ardhë për mik!
balli yt le t’përpiqet me retë e bardha,
le të t’shohin faqezitë, ata që t’vunë n’dryna,
sytë le t’iu dhëmbin, le të këlthasin kur t’flet çarrshia,
sa drejt rrika Sali Ramë Berisha!

SHKARKO APP