Home Aktualitet ”Daily ...

”Daily Mail” zbardh fluturimin sekret të shqiptarëve: Mes tyre persona me precedentë kriminalë

125
0

Në mënyrë sekrete Britania e Madhe ka deportuar 22 shqiptarë, mes tyre persona me rekorde kriminale dhe emigrant të paligjshëm. Media britanike, ”Daily Mail”, thotë se 22 shqiptarët kanë mbërritur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Veprimi vjen pas deklaratave të forta që u dhanë nga sekretarja e Brendshme Britanike, Suella Braverman, e cila shqiptarët i cilësoi si ”pushtues”. Për t’u dëbuar drejt Shqipërisë, janë caktuar edhe shumë shqiptarë të tjerë të cilët ndodhen aktualisht në kampe teksa janë kapur pasi kanë mbërritur me gomone në brigjet britanike.

Të paktën njërit prej atyre që do të largohej, iu dha një pushim në minutën e fundit pasi një avokat me bazë në Londër e luftoi me sukses çështjen duke thënë se “më shumë konsideratë” duhej nga Zyra e Brendshme.

Të 22 personat u dërguan më pas në një stacion policie në Shqipëri, por ende nuk ka një raportim zyrtar nga institucionet shqiptare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit